Nga Vendi
9 September 2021
Ministria e Shëndetësisë: 19 spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar sipas të gjitha standardeve mjekësore dhe të sigurisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se të gjithë 19 spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar sipas të gjitha standardeve mjekësore dhe të sigurisë.

“Gjatë lëshimit në përdorim është bërë kontroll teknik. Gjatë ndërtimit ka procesverbale të dokumentuara për vërejtje teknik të parëndësishme- si nivelim i sifonit në tualet, vazhdim e një pjese të lugjeve dhe të ngjashme. Pas këtyre kërkesave është vepruar dhe të njëjtat janë sanuar para lëshimit në përdorim dhe hospitalizim të pacientëve. Këto dokumente do të dorëzohen për qasje tek opinioni dhe tek mediat që sot”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se qendra kovid në Tetovë i posedon të gjitha certifikatat për mbrojtje gjatë fatkeqësive.

“Apelojmë të mos spekulohet me informacionet e tilla. Ministria e Shëndetësisë dhe organet hetuese sa më shpejtë të hetojnë rastin për këtë tragjedi. Spitalet modulare ishin dhe janë kyçe në ballafaqimin me pandeminë dhe hospitalizimin e pacientëve. Janë të ndërtuara me standardet më të larta, ndërsa furnizimin të cilin e ka bërë ministria e shëndetësisë është në përputhje me standardet për spitale të tilla që shfrytëzohen në shumë vende të botës”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell SHENJA.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 819 October 2021
28-vjeçari që deformoi fytyrën për t’i shpëtuar akuzës për vrasjen e britanikes21 July 2021
Ka vite që jeton atje, kjo është puna që bën Shkëndije Mujaj në Zvicër28 October 2021