Nga Vendi
9 September 2021
Vuçiq i ofron ndihmë Zaevit për Tetovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për ti ofruar gadishmërinë për ti ndihmuar.

Vuçiq u dërgoi ngushëllime në emër të të gjithë qytetarëve serbë për familjet e viktimave nga zjarri në spitalin e Tetovës.

Në të njëjtën kohë, ai i tha kryeministrit Zaev se Serbia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.

“Qytetarët e Serbisë janë në dhimbje së bashku me njerëzit në Tetovë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, tha Vuçiç në një bisedë telefonike me Zaev, shkruan Tanjug.



Të ndryshme
Më shumë
Kërçova kërkon mësim online për shkak të gjendjes me Covid-1931 August 2021
“Venecia të vendoset në listën e pasurive në rrezik të UNESCO’s”23 June 2021
Përplasje e fortë mes dy makinave në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, 4 të lënduar (Video)20 July 2020