Nga Vendi
6 July 2020
Pesë viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 172 pacientë

78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 68.059 testimeve të realizuara, 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë  3579 raste aktive me Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon BFI për protestën: Së shpejti akreditohet Medreseja, na kanë premtuar politikanët dhe qeveritarët23 September 2021
Hoxha: Të gjithë deputetët t’i mbështesin ndryshimet ligjore me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune15 September 2021
OBRM-PDUKM: Zaev vendos tatim krize dhe jo taksë ekologjike 1 July 2021