Nga Vendi
9 September 2021
Avokati i Popullit për tragjedinë në Tetovë: Vetëm një hetim efektiv do të dëshmojë se sundimi i ligjit funksionon

Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në spitalin në Tetovë, në të cilën humbën jetën një numër i madh i pacientëve të shtruar në spital për trajtim nga Kovid-19, dhe në të cilin ka pacientë të lënduar dhe punonjës shëndetësorë.

“Skenat nga përhapja e flakëve, lufta për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, nuk mund të lërë askënd indiferent. Çdo imazh i kësaj ngjarje fatkeqe krijon dhimbje dhe pikëllim për humbjen e pësuar nga shumë familje”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet e tij për familjet e personave të viktimave, dhe gjithashtu shpreh shpresë për një shërim të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje.

Ai beson se vetëm një hetim i shpejtë dhe efikas do të dëshmojë se sistemi i sundimit të ligjit funksionon.

“Duhet të ketë përgjegjësi për ngjarjen tragjike. Shteti ia ka borxh atë së paku familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha Avokati i Popullit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë30 June 2020
Elvis Naçi po shet spitalin që ka në pronësi, do të ndërtojë lagje të re në Kosovë për të varfërit 8 October 2021
“Më mirë për Tetovën”: Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon12 October 2021