Nga Vendi
9 September 2021
Dëshmia e vajzës që ishte me babanë e saj në spitalin modular-ja si ka filluar zjarri

Vajza nga Tetova, që e ka pasur babanë në spitalin modular, mbrëmë kur ndodhi shpërthimi i zjarrit, thotë se zjarri me shumë gjasë ka ndodhur në momentin kur në dhomën afër tyre – mjekët me defibrilator kanë tentuar ta reanimojnë një vajzë tjetër, që ka qenë me gjendje të rënduar shëndetësore.

Në momentin e intervenimit, siç thotë ajo, ka dëgjuar britma në dhomën afër se duhet të reanimohet vajza, mjekët dhe motrat kanë qenë të shpërndarë, ndërsa menjëherë pas asaj janë dëgjuar britma se ka filluar zjarri, shkruan Gazeta Express.

Se a është që prej defibrilatorit të shkaktohet zjarri, për median maqedonase “Sloboden peçat” e kanë konfirmuar edhe mjekët e repartit infektiv të spitalit, me të cilët është biseduar në kushte të anonimitetit.

Sipas këtyre versioneve, është e mundur që deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e problemit të prizës së rrymës në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori, ose shkëndijat e defibrilatorit e kanë shkaktuar zjarrin. Ky version ende nuk është i konfirmuar nga autoritetet.

Vajza që ka dhënë këtë dëshmi thotë se zjarri është shpërndarë me shpejtësi të madhe, por ajo me ndihmën e personelit mjekësor ka arritur që përmes dritares ta largojë babanë e saj. /Gazeta Express/



Të ndryshme
Më shumë
Asani: Italia nuk e përmbys dot më Shqipërinë10 January 2024
Pamje të rralla/Tetova në një reportazh të vitit 1983 (VIDEO+FOTO)26 January 2021
14 March 2022