Nga Vendi
10 September 2021
Tragjedia në Tetovë, Jakupi: Spitali modular në Gostivar kontrollohet çdo ditë

Në Spitalin modular në Gostivar nuk ka asnjë lloj aparature për trajtimin e pacientëve që janë të hospitalizuar nga Covid – 19. Që nga hapja e këtij objekti, aty janë shtruar vetëm pacientë me gjendje më të lehtë nga koronavirusi. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi siguron se ky objekt është i sigurtë dhe nuk ka nevojë për panikë. Sipas tij nuk mund as të mendohet të ndodh diçka e ngjashme me atë që ndodhi në Tetovë.

“Në Spitalin modular ne nuk kemi vendosur, pasi aty jemi munduar të trajtojmë pacientë me gjendje pak më të lehtë. Ato që kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore kur dhe ka pasur nevojë për intervenime me ndonjë apartarë i kemi trajtuar në Repartin Internestik, në Njësin Intensive Koronare ku ka aparatura të ndryshme edhe për monitorim. Në Spitalin modular nuk kemi dhe as që mendojë të vendosuim aparatura të tilla e cila eventualisht do të mund të shkaktonte diçka në rrjetin elektrik. Përpos televizorit, unë nuk di se ka diçka tjetër të kyçur në rrjetë”, dreklaron Jakup Jakupi, drejtro i Spitalit të Gostivarit.

Edhe para tragjedisë të para dy ditëve në Tetovë, në Spitalin modular në Gostivar për çdo ditë ka kontrolle mbi rrjetin elektrik dhe pjesëve të tjera të cilat mund të shkatojnë zjarre.

“Spitali modular këtu ka tre dalje për fat të mirë, pastaj dritaret janë në një lartësi shumë të ulët. Nuk do të kisha dashur të ndodhte një gjë e tillë, por korridoret me tre dalje janë mirë të planifikuara. Godina është projektuar nga ekspertë që merren me këto lloj spitalesh dhe atë e kanë paraparë të jenë në këtë mënyrë të rregulluar. Ne mundohemi ta pajisim edhe me bombola kundër zjarrit, pastaj çdo ditë është kontrolluar rrjeti elektrik, edhe sot në mëngjes u kontrollua. Ne bëjmë atë çka mundemi dhe shpresojmë të mos na vijë një situatë e tillë”, deklaron më tej drejtori Jakupi.

Sa i takon sigurisë dhe hyrjes së qytetarëve nga jashtë te pacientët që trajtohen nga koronavirusi, drejtori Jakupi thotë se familjarët e afërt mund të hynë brenda, por vetëm me veshje adekuate.

“Gjithmonë jemi munduar që sigurimi të jetë më i ashpër, por e dini se qytetarët instistojnë të hynë brenda. Kemi raste kur edhe prindi edhe fëmija janë pozitiv dhe ato kujdesen për njëri-tjetrin. Në këto hapësira mund të vërehen gjëra të tilla, por ne jemi munduar të jemi sa më të sigurtë në këtë drejtim”, deklaron drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Rrjeti i oksigjenit, sipas drejtorit Jakupi, ka mbikqyrje 24 orë që nga stacioni i cili është i rrethuar me mburoja metalike. Gypat që furnizojnë çdo repart, por edhe ato ku trajtohen personat me Covid – 19, janë të vendosur nën tokë që mos vijë deri te dëmtimi i tyre.

 



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, asnjë viktimë nga covid në 24 orët e fundit20 September 2021
Grubi-Bechtel Enka: Korridori 8 bëhet realitet29 September 2021
Vuçiq: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën 6 July 2021