Nga Vendi
10 September 2021
Maqedonia e Veriut/ Ndërron jetë 18-vjeçarja shtatzënë e prekur nga COVID

Një 18-vjeçare shtatzënë e prekur nga COVID ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut.

18-vjeçarja nga Gjevgjelia ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa bëhet e ditur se ka pasur sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindromë të rrallë gjenetike.

Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitiv me Covid, ndërsa vajza është hospitalizuar në gjendje të rëndë.

“Duke pasur parasysh se ka pasur komorbiditete përkatësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, vendosëm ta dërgojmë në klinikat në Shkup, ku pas disa ditëve shërim ka ndërruar jetë”, deklaroi Krgjev, sipas Alsat.

Maqedonia e Veriut një ditë më parë regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për Covid-19, 31 pacientë  humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro14 September 2021
Zgjedhjet në të njëjtën ditë në Kosovë e Maqedoni shtojnë dilemat për votuesit me dy shtetësi 8 October 2021
LSDM: Në fund të mandatit do të kemi 20.000 denarë pagë minimale dhe 34.000 denarë pagë mesatare30 August 2020