Nga Vendi
13 September 2021
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoni, do të bisedohet për personat nga Afganistani

Gjatë ditës së sotme (13.09.2021) me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu njoftojnë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Në mbledhje do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodh edhe kjo! Infermieri vjedh ilaçet e COVID-19 në spital 1 September 2021
Von Cramon: Optimiste për afrim qëndrimesh Kosovë-Serbi30 June 2021
Sot Armend Rexhepagiqi feston!23 September 2021