Nga Rajoni
6 July 2020
Sot nisi transporti publik në Tiranë, ja çfarë pritet të ndodh nga nesër me shkeljen e masave

Transporti qytetas ka nisur punën këtë të hënë. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për përdorimin e maskave dhe ruajtjen e distancës, në të kundërt përgjegjësia do të jetë individuale.

Udhëtarët, megjithëse të pakët në numër, mundohen të ruajnë distancën, si dhe janë ndërgjegjësuar në përdorimin e maskave.

Fatorinot, nga ana tjetër, ditën e parë të rifillimit të punës, kujdesen që të këshillojnë udhëtarët në zbatimin e masave.

Por këshillimi do të jetë vetëm për ditën e parë të rifillimit, në rastet e tjera do të njoftohet policia bashkiake për të marrë masat e nevojshme ndaj atyre që nuk zbatojnë protokollin.

“Sot këshillim, por ditët e tjëra do të ketë gjobë nga policia bashkiake dhe kontrolli jonë”.

Duke marrë parasysh faktin se jo të gjithë qytetarët janë të qartë për rifillimin e punës së urbanëve, operatorët thonë se nuk kanë nxjerrë të gjithë flotën, shkruan oraneës.

“Urbanët nuk kanë dalë me kapacitet të plotë sepse edhe njerëzit nuk janë të informuar akoma”.

Ndërkohë në stacione është rikthyer përsëri normaliteti. Qytetarët qëndrojnë në pritje për urbanin që do i çojë në destinacion, dhe sipas protokollit janë të pajisur me maska.

Qytetarët janë ndërgjegjësuar për masat anti-Covid, ndërsa pohojnë se në urbane ato po zbatohen.

Madje ka edhe nga ata që shmangin linjat e mbipopulluara.

“Lashë dy autobusë që ishin mbushur, erdha me të tretin.”

Ankesa e vetme është për vonesën e autobusëve.

“Ka pak autobsë, duhet të presim shumë në stacion.”

“Shumë të avashtë, Zoti i shpëtoftë shqiptarët!”

Shoqatës së Transportit Ndërqytetas iu plotësua kërkesa për rishikimin e pikave të protokollit, ndërsa ende pa zgjidhje kanë mbetur kërkesat ekonomike.

 



Të ndryshme
Më shumë
Faqja e huaj fut Encën në mesin e 30 dështimeve më të mëdha të photoshop-it14 October 2021
Bytyqi: Planin B për taksën ekologjike do ta thonë qytetarët28 June 2021
Ligji i ri: Veturat nga këto shtete nuk kanë më nevojë për homologim17 June 2021