Nga Vendi
13 September 2021
“Gostivari që dua” firmos memorandum bashkëpunimi me BDI-në e Gostivarit

Inicativa qytetare “Gostivari që duam” që shihej si një zgjedhje alternative për qytetarët e Gostivarit ka befasuar të gjithë por edhe i ka dëshpëruar qytetarët që besonin në një alternativë të re që do jetë zëri i qytetarëve të Gostivarit.
Kjo iniciativë ka lidhur bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar.

“Drejtuesit e Iniciativës, pas shqyrtimit të ofertave nga subjektet politike, njëzëri konstatoi që Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, tregoi gatishmëri, seriozitet dhe u dakordua për bashkëpunim dy palësh duke pranuar programin tonë për Gostivarin që duam në tërrësi duke pranuar edhe specifikat e paracaktuara, siç janë afatet e realizimit të programit me prioritet projektet që japin zgjidhje për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen sot banorët e Gostivarit”, tha Lekë Dalipi nga Iniciativa në ditën e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim.

Memorandumi i nënshkruar me datë 10 shtator – 2021, obligon palët për bashkëpunim të ngushtë në interes të qytetarëve të Gostivarit dhe në mënyrë që të bashkojmë forcat për të zbatuar projekte vendimtare për të rinovuar komunën në një jetë moderne dhe të denjë vend per te jetuar.

Ky bashkëpunim është rënë dakord të zgjasë nga dita e nënshkrimit deri në fund të mandatit të ardhshëm të kryetarit të sapozgjedhur dhe këshillit të komunal të Komunës së Gostivarit 2025.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev paralajmëron krizë: Do të ketë rritje të çmimeve, shteti do të ndihmojë qytetarët12 October 2021
Reagon Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit18 October 2021
Ndërron jetë hoxha Mahmud ef. Arsllani nga Tetova21 June 2021