ShowBiz
14 September 2021
Lot në “Për’puthen”, vajzat rrëfejnë problemet familjare “Nuk më flet askush nga familja”

Edicioni i tretë i “Për’puthen” ka filluar tashmë dhe ngjarjet interesante brenda programit po ndodhin që në ditët e para.

Ditën e djeshme Ada rrëfeu se përshkak të hyrjes së saj në program askush nga familja nuk po i flet më.

Gjersa Ada bënte rrëfimin e saj një tjetër konkurrente shpërtheu në lot.

Ishte Arilda që e thërrasin Tola, e cila zbuloi se u prek pasi edhe asaj po i ndodh e njëjta gjë.

“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe kemi qenë gjithmonë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja të ishim si më parë”, tha Tola e përlotur.



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Nënat duan t’i kenë fëmijët në shtëpi30 June 2020
Këngëtarja shqiptare e thotë hapur se e ka pasur simpati Ermal Fejzullahun26 October 2021
Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Filipçe përmbahet nga komentet23 September 2021