Nga Rajoni
15 September 2021
Haradinaj: Do ta bëj sheshin e yjeve në Prishtinë si në Los Angeles

Kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj, ka një ide ndryshe për sheshin më të frekuentuar të Prishtinës.

Në fakt ideja vjen nga Los Angeles nga blloqet e bulevardit ku zë vend “Hollywood Walk of Fame” me më shumë se 2690 të famshëm.

Por, në rast se vjen në pushtet Haradinaj, sheshi i Prishtinës do të ketë disa emra me famë ndërkombëtare e disa të tjerë vendorë.

“Këtë shesh [Ibrahim Rugova] e kam quajtur “Sheshi i Yjeve” që të paktën krejt yjet e sportit dhe të kulturës do ta kenë vendin e vet në këtë plato, prej këtu e deri te Grandi. Do ta kenë emrin prej Dua Lipës, Rita Orës, Nexhmije Pagarushës dhe të artistëve të tjerë që i kanë bërë nder kombit tonë. Sikurse në Los Angeles. Nuk është kosto, por është një kulturë që ne i vlerësojmë artistët dhe krijuesit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare”.

Haradinaj ka thënë se pikërisht në këtë shesh e kanë vendin edhe tri medalistet e xhudos të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.



Të ndryshme
Më shumë
Shkendije Mujaj vishet në të zeza18 August 2021
“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb”, Zaev mesazh Kurtit rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur” 9 August 2021
Me flokë të gjata dhe të thinjura, kështu duket aktualisht “Mr.Bean”13 August 2021