ShowBiz
15 September 2021
Përse Dua Lipa, Bebe Rexha dhe disa të famshëm të tjerë nuk morën pjesë në Met Gala 2021?

Met Gala 2021 ka qenë një spektakël i vërtetë.

Në mbyllje të Javës së Modës në New York, të famshmit ndërkombëtarë u mblodhën në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, duke treguar sensin e tyre të modës, nën temën e sivjetme e cila ishte “moda amerikane”.

Por, aq i mbushur me yje sa tapeti i kuq i Met Gala 2021, ka pasur edhe disa mungesa të dukshme. Disa ishin mysafirë të dashur, mospjesëmarrja e të cilëve u tregua në fillim të këtij muaji për hidhërimin e tmerrshëm të fansave-gjigantët e ngjarjes të cilët, kur janë të pranishëm, nuk dështojnë kurrë të dominojnë mbulimin.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk mundi të ishte sivjet pjesë e këtij evenimenti, pasi u bë e ditur se ajo është në xhirimet e filmit të parë.

Ashtu si Dua, u vërejt mungesa edhe e artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila deri më tani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Met Gala në jetën e saj.

Zendaya
Beyonce



Të ndryshme
Më shumë
Javën e kaluar afër 11 për qind më pak raste me Covid19 se një javë më parë15 September 2020
Çfarë ndodh me trupin tënd, nëse konsumoni çdo ditë pije me sheqer18 August 2021
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 June 2020