Nga Rajoni
16 September 2021
Nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve

Së fundmi në mediat greke është publikuar rrëfimi i nënës së Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçari që vrau bashkëshorten në prani të fëmijës 1 vjeç.

Nëna e Babis theu heshtjen për herë të parë, duke folur për televizionin grek “Star”. Ajo foli për marrëdhënien që ka me mbesën e vogël, ndërsa tha se e shikon shpesh dhe shkon shumë mirë me familjen e Caroline, por nga ana tjetër refuzoi të flasë për djalin e saj.

“Ne e takojmë mbesën 5 ditë në muaj. Të dy familjet kemi respekt midis nesh”, tha nëna e 33-vjeçarit.

“Nënës dhe vajzës sonë të dashur”, shkruhet në mbishkrimin e varrit të 20-vjeçares Caroline. Prindërit e saj vendosën të hiqnin fjalën “bashkëshorte” nga varri i Caroline, pasi nuk donin që njeriu që, vrau vajzën e tyre të figuronte në varrin e të bijës.

Nëna e 33-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni për këtë zhvillim. “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë”, tha ajo.

Lydia e vogël ndodhet nën kujdesin e nënës së Caroline, Susan, ndërsa vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret brenda muajit shtator.



Të ndryshme
Më shumë
Dyshuan se ishte ‘gay’, Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”12 October 2021
Besimi: Çdo ditë në Kuvend do të jem zëri i qytetarit 9 July 2020
Ramos me gol festoi paraqitjen e 450-të te Reali 3 July 2020