Nga Vendi
16 September 2021
Javën e ardhshme mbyllet spitali modular për coronavirus në Gostivar

Javën e ardhshme spitali modular për pacientë me coronavirus në Gostivar do të mbyllet për shkak se për momentin nuk ka nevojë.

Numri i pacientëve vazhdimisht zvogëlohet dhe është çështje ditësh se kur do të mbyllet përkohësisht.

“Në spitalin modular momentalisht ka tre pacientë të hospitalizuar me coronavirus, prej të cilëve me siguri do të lëshohen në shtëpi këtë javë, ndërsa objekti përkohësisht do të mbyllet. Gjendja me coronavirusin shënon stabilizim dhe kemi mjaftueshëm kapacitetet për mjekim edhe pa spitalin modular”, tha Ratko Naumovski, udhëheqës në Repartin Infektiv.

Ndryshe, në Gostivar ka gjithsej pacientë të hospitalizuar prej të cilëve 11 janë me mbështetje oksigjeni./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Luana thotë se është e “omel” (FOTO) 2 July 2020
Vuçiq: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën21 July 2021
Ringjallja e religjionit post-komunist në Ballkan16 November 2020