Nga Vendi
16 September 2021
Maqedoni: Janë regjistruar mbi 711 mijë qytetarë

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 711.418 qytetarë, 221.268 amvisëri dhe 297.085 banesa.

Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Enca tregon arsyen pse duhet patjetër një i dashur 2 September 2020
Beniada u shpreh se për pak para nuk pozon nudo, sa u pagua ajo për këto imazhe të realizuara në 2017 – tën27 October 2021
Tentoi të vjedh në xhami, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi 2 August 2021