Nga Vendi
7 July 2020
Gashi: E kam thënë gabim se në LSDM dhe BESA ka njerëz të ISIS-it

Lideri i Alternativës Afrim Gashi që garon në zgjedhjet e 15 korrikut në koalicion me ASH-në, i ftuar në televizionin 21 ka dashur të demantojë ato që është shprehur më parë ndërsa në rastin konkret ka të bëjë me deklaratën e tij dhënë në një medium maqedonas se në LSDM dhe BESA ka njerëz të ISIS-it por që së fundmi është deklaruar se këtë e ka thënë gabim informon TetovaSot

I pyetur nga gazetari se në tv Alfa e keni thënë se në listat e LSDM-së ka njerëz që janë të afërt me ISIS-in, kreu i Alternativës është shprehur se nuk e ka thënë kështu.

Por më pas deklarata e tij e mëhershme që u transmetua në emision e demantoi kreun e Alternativës rreth cështjes në fjalë duke e lëkundur nga qëndrimet e tij që shpesh janë kundërthënëse ./TetovaSot/



Të ndryshme
Më shumë
28-vjeçarja shqiptare që punon si shofere e autobusit në Maqedoninë e Veriut21 September 2021
Dua Lipa po sjell bashkëpunim me divën e muzikës botërore dhe jo vetëm29 July 2020
Xhaferi në spital, e vizitojnë Osmani dhe Jakupi28 July 2020