Nga Vendi
17 September 2021
Angellov paralajmëron vërshime në Maqedoni

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.



Të ndryshme
Më shumë
MPB shpall konkurs për pranim të 500 policëve të rinj 5 August 2020
Deklarata bombë e John Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi 5 July 2020
VIDEO/ Avioni me 191 pasagjerë çahet në dysh gjatë uljes në pistë, raportohen viktima 7 August 2020