Nga Vendi
17 September 2021
Ish kreu i PDK-së Enver Hoxhaj: Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Ish kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka vizituar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, transmeton TetovaSot.

Hoxhaj ka cilësuar Ali Ahmetin si lider shembull, që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore.

“Vizitë tek lideri historik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe miku im, Ali Ahmeti!
Lider shembull që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore!” ka shkruar Hoxhaj nëpërmjet Facebook.

Ali Ahmeti ndryshe është mik i madh i ish presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe poashtu vlen të theksohet se Ahmeti ka raporte të shkëlqyara me gjithë liderët e partive politike në Kosovë, gjithashtu edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ahmeti këtë miqësi e ka pasi ai është i lidhur më Kosovën, pasi që një pjesë e jetës së tij i është kushtuar Kosovës.

/TetovaSot/



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdohen masat aktuale për hyrje në Greqi nga Maqedonia e Veriut23 July 2021
Maqedoni, këtë javë filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator29 September 2021
Të famshmit shprehin keqardhje për tragjedinë në spitalin e Tetovës 9 September 2021