Nga Vendi
20 September 2021
Kompania “T&S Macedonia” dhuron uniforma për mjekët e repartit infektiv në Spitalin “Ferid Murad” në Gostivar

Kompania e Telemarketingut “T&S Macedonia”, në shenjë falenderimi ndaj stafit mjekësor dhe çdo të punësuari në repartin infektiv të spitalit ‘Ferid Murad” në Gostivar, ka dhuruar uniforma sipas nevojave të këtij reparti. Ky donacion erdhi pas bisedës së Drejtorit Gjenaral të Kompanisë “T&S Macedonia”, Veli Abdiu me përfaqësues të spitalit, me ç’rast u konstatua se të gjitha mjetet e nevojshme higjienike spitali i posedon, ndërsa uniformat janë një nevojë e vazhdueshme, prandaj të njejtat janë të një kualiteti të lartë dhe mund të përdoren në përditshmëri. Donacioni në fjalë u pranua nga Përgjegjësi i financave, Mjekët si dhe Motra kryesorja medicinale. Kompania “T&S Macedonia” njihet për shumë aksione humanitare që ka realizuar ndër vite, andaj dhe ky donacion u realizua si ndihmesë për mjekët të cilët pothuajse për dy vite janë duke luftuar me pandeminë Covid 19.



Të ndryshme
Më shumë
Rekord i ri në Maqedoni me raste të reja me COVID-19, 870 të infektuar të rinj28 October 2020
Ja si dukej Eli Fara para 24 vitesh 3 August 2021
Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re13 August 2020