Nga Vendi
7 July 2020
BDI-ja publikon programin zgjedhor pas kronikës në Alsat

Na ndan vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve dhe veçse tani, BDI-ja publikoi programin zgjedhor për periudhën 2020-2024 në faqen elektronike të partisë. Ky veprim erdhi pas kronikës në Alsat, për mungesën e programit në formë elektronike, ku qytetarët do të kishin mundësi ta shqyrtonin përpara ditës së votimit. Sqarimi i kësaj partie për mungesën e programit në faqen elektronike ishte se pikat e programit prezantohen në vazhdimësi gjatë paraqitjeve publike dhe këmbëngulin që programi prej kohësh mund gjendej “online”.

“Në paraqitjet tona i shtrojmë këto çështje ndërsa segmentin të cilin ju e përmendni po ashtu e keni në faqen e internetit, bdi.mk, dhe u lutem kërkojeni se nuk është fare e vështirë që të gjendet. E kemi të shtypur, nëse doni mund t’ua dërgojmë edhe në redaksi.”- deklaroi Naser Ziberi, kanëdidat për kryeministër.

Por, në formë elektronike në faqen zyrtare të BDI-së deri pak orë më herët gjendej vetëm prezantimi me 25 shtyllat e programit të sqaruara me vetëm një ose dy fjali dhe disa broshura promovuese të programit. Programi i plotë nuk ishte publikuar edhe përskaj reagimeve në opinion. Ndërkohë, të gjitha partitë e tjera më të mëdha kishin publikuar prej kohësh programet dhe platformat e tyre. Programet e të gjitha partive janë mesatarisht nga 100 deri në 350 faqe. Qytetarët kanë vetëm pak ditë në dispozicion deri në ditën e zgjedhjeve për t’i lexuar dhe për të marrë një vendim për dhënien e besimit të tyre, për qeverisjen e ardhshme.



Të ndryshme
Më shumë
158 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt në Qendër 6 July 2020
Ahmeti: Mjedisi kërkon trajtim shumë vjeçar22 June 2021
KËRCËNIMET PARAZGJEDHORE MBI SHQIPTARËT NË MAL TË ZI28 August 2020