Nga Bota
22 September 2021
Erdo?an: Turqia së shpejti me vaksinën e saj ‘Turkovac’

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an, ka deklaruar se “nacionalizmi i vazhdueshëm i vaksinave, në një kohë kur dhjetëra miliona njerëz janë të shtrënguar nga virusi, është turp për njerëzimin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij në seancën e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), presidenti Erdo?an njoftoi se vendi i tij së shpejti do të vërë në dispozicion të njerëzimit vaksinën e saj ‘Turkovac’ të prodhuar në vend kundër virusit COVID-19.

Duke iu referuar krizës siriane, presidenti turk theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë që kriza siriane të vazhdojë edhe për 10 vite të tjera. Ai shtoi se është i papranueshëm diskriminimi midis grupeve terroriste në Siri dhe refuzoi përdorimin e tyre si nënkontraktues.

“Turqia nuk ka as mënyra dhe as durim për t’u ndeshur me valët e reja të imigracionit. Turqia ruajti dinjitetin e njerëzimit në krizën e Sirisë”, tha presidenti Erdo?an.

Duke folur për konfliktin Izrael-Palestinë, presidenti Erdo?an tha se procesi i paqes dhe vizioni i zgjidhjes me dy shtete duhen ringjallur pa vonesa të mëtejshme.

Në lidhje me çështjet rajonale, Erdo?an tha se është e domosdoshme të “braktiset mentaliteti që injoron Turqinë që ka bregun më të gjatë në Mesdheun Lindor.

Më tej, duke folur për ndryshimet klimatike, Erdo?an tha se parandalimi i koronavirusit është i mundur me vaksina, por theksoi se nuk ka zgjidhje laboratorike për ndryshimet klimatike.

“Kushdo që ka dëmtuar tokën më shumë, brutalisht ka shfrytëzuar burimet natyrore, duhet të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike”, tha presidenti turk.

Erdo?an njoftoi se në përputhje me hapat konstruktive dhe deklaratën e kontributeve, Turqia planifikon që në muajin tetor të paraqesë në parlament marrëveshjen klimatike të Parisit.

“Si vend që kurrë nuk është tkurrur nga klithmat e ankthit, Turqia do ta bëjë pjesën e saj për të trajtuar ndryshimet klimatike për të mbrojtur mjedisin”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrievski: Disa ligje stimulojnë ndërtimin e ndërtesave ilegale 7 October 2021
Zyra e Kryeministrit Kurti organizon Paradën e Krenarisë LGBT, Osmani merr pjesë, Kurti jo29 June 2021
Gostivar, rritet dalja në zgjedhjet në krahasim me rrethin e parë31 October 2021