Nga Rajoni
22 September 2021
Kurti thirrje Serbisë: T’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vendimin për reciprocitet për targat me Serbinë, duke e quajtur këtë vendim të drejtë dhe të nevojshëm për shtetin e Kosovës.

Kurti ka ftuar kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale që po bllokojnë rrugët dhe grupin e organizuar të serbëve që të tërhiqen nga rruga dhe të mundësojnë qarkullimin e lirë, shkruan Reporteri.net.

Kurti tutje ka thënë se, oferta publike e Kosovës është: “le t’i heqim targat e përkohshme të dyja”.

“Siç dihet nga 20 shtatori ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë për targa. Dëshiroj të falënderoj MPB për punën e shkëlqyer në këto dy ditë dhe Policinë e Kosovës. I falënderoj të gjithë policët për profesionalizmin dhe korrektësinë e tyre. Vendimi për targa është vendimi i drejtë dhe garanton të drejtat për lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Përgjigja pozitive e këtyre ditëve nga qytetarët tanë, përfshirë edhe serbët lokalë tregon më së miri për gatishmërinë e tyre për të respektuar vendimin. Ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionale ngase kështu kanë bllokuar vetveten. Masat e vendimet e ndërmarra janë për të gjithë pa diskriminuar e privilegjuar asnjë. Duket që vetëm një individ ka interes për eksese dhe ky është presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog, ia kemi konfirmuar këtë edhe BE-së. Le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e Kosova e në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë dhe lirshëm”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Enca premton se kjo është fotografia e fundit me bikini31 August 2021
Historia e trishtë e gruas nga Skënderaj që nuk lindi fëmijë: Ia gjeta burrit gruan e dytë21 October 2021
Shtrenjtohen çmimet e produkteve në Maqedoni, shpenzimet janë rritur për 3,6 për qind13 September 2021