Nga Bota
23 September 2021
Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.

Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19.

Ministri gjerman I shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se vendimi është I drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovë:Rezultatet e 24 orëve të fundit: 194 raste pozitive, 138 të shëruar29 July 2020
Shaip Kamberi i reagon Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës30 July 2021
Seancë konstituive të Kuvendit më së voni për 20 ditë, duhet ta konvokojë Xhaferi16 July 2020