Nga Vendi
23 September 2021
Kali përfundon në autostradën Tetovë – Shkup, policia identifikon pronarin

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzim për 53-vjeçarin N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme vraponte në korsi të kundërt në autostradën Shkup-Tetovë.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur të intervenojë policia për të shmangur ndonjë aksident.

“Në drejtimin nga kryqëzimi për Bërvenicë në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka qarkulluar një kalë me karrocë. Kali u kap dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari N.K. (53) nga Tetova është identifikua shpejt dhe është ftuar për bisedë informative”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet, vazhdon “fushata” përmes përgjimeve 2 July 2020
Elita Rudi ekspozon trupin në bikini 28 August 2021
Presidenti i klubit rrezikon deri në 13 vite burg për dhunën ndaj arbitrit10 January 2024