ShowBiz
24 September 2021
Jasmina e "Përputhen"tregon se kishte bashkëjetuar me prindërit e të dashurit

Së fundmi, Jasmina Kadriu ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Ajo shkroi “hajde qajmë hallet së bashku”, dhe inbox-i i saj pranoi rrëfime nga më të ndryshmet.

Një nga ndjekëset i shkroi se ajo bashkëjeton me prindërit e burrit dhe kjo situatë e bën shumë të palumtur.

Por të tillë eksperiencë në jetë kishte pasur edhe Jasmina e cila kishte bashkëjetuar me prindërit e të dashurit.

Ajo e thekson si përvojën më stresuese në jetë që pati ndikim edhe në shëndetin e saj. Ajo kishte humbur plot 15 kilogramë.

Më tej shton se këshilla më e mirë që mund t’i jap dikujt që gjendet në këtë situatë është që të krijojë mundësinë e të jetuarit vetëm.

“E kam provuar bashkëjetesën me familjen e të dashurit, ndoshta ka qenë e pafatë për mua! Por di të them që mësova se çfarë s’do t’i bëj kurrë nuses së djalit tim. Se këta njerëz harrojnë në fund të ditës që kanë vetë fëmijë dhe janë qënie njerëzore si të gjithë. Ka qenë eksperienca më stresuese që kam pasur ndonjëherë saqë humba dhe 15 kile! Krijo mundësi jeto vetëm me burrin se këshillë tjetër s’të jap dot”, shkruan ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Jo vetëm zjarret, Turqia dhe Greqia shkunden edhe nga tërmetet 6 August 2021
Mimoza Mustafa ka ndaluar vitet, shfaqet nga plazhi si vajzë e re 31 August 2021
Autoritetet e Maqedonisë thonë se në fund të verës do të arrihet imuniteti kolektiv23 June 2021