Nga Vendi
27 September 2021
BDI: Gostivari meriton ndryshim

Gostivari i Blertë me ajër të pastër, është baza e Platformës së BDI-së për qytetin e Gostivarit e prezantuar sot nga kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani.

Ai tha se Gostivari meriton ndryshim dhe t’i jepet fund kaosit të krijuar nga qeverisja aktuale e Taravarit.

“Është koha të ngrihemi për Gostivarin, të ndalojmë kaosin, ta çlirojmë qytetin nga qentë endacak, ta shëndrrojmë deponinë Rusino në një deponi të sigurtë e të rregullt dhe të largojmë kazinot nga qendra e qytetit. Pikësynimet kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim për Gostivarin janë:

më shumë gjelbërim dhe ndërtim të pjesës së pazhvilluar të parkut,
shtigje të reja vrapimi dhe ciklizmi,
pastrimi i qytetit nga mbeturinat dhe ndotja duke pasur në fokus të punës rregullimin e deponisë Rusino sipas të gjitha standardeve ekologjike,
ndërtimi i një qendre të posaçme dhe moderne për strehimin dhe trajtimin e qenve endacak,
kazinot dhe lojërat e fatit do ti zhvendosim nga vendbanimet dhe lagjet tona.

Katër vitet e ardhshme do të jenë vitet e realizimit të shumë projekteve për një infrastrukturë moderne si: tre parkingje nëntokësore, ashtu si dhe ndërtimi i urës së re që do mundësojë lidhje me autostradën rajonale – e ndërtuar bashkë me ekspertët gjatë planifikimit urbanistik. Do të zgjidhim problemin e parkingut e do të sjellim rend në qarkullimin e trafikut, kështu theksoi Hasani gjatë prezantimit të Platformës për Zgjedhjet lokale në Gostivar.



Të ndryshme
Më shumë
Policia jep detaje rreth përleshjes me thika mes të rinjve në Gjakovë19 July 2020
Filipçe: Më rëndë është të merret frymë në respirator, mbaj maskë 8 August 2020
Francezja i del në mbrojtje pedofilit, thotë se e bija e saj 12 vjeçe donte të shkonte me të24 June 2021