Nga Vendi
28 September 2021
Sela për Argjent Gurën: Merreni shembull këtë njeri që mposhti dhimbjen për të mbrojtur Bërvenicën

Mbrëmë në tubimin hapës të zgjedhjeve lokale të koalicionit ASH-AAA kreu i ASH-së Ziadin Sela i ka kushtuar pjesë të fjalimit kandidatit për Bërvenicën, Argjent Gurës, informon portali “tetova1”.

“Më i veçantë këtu në mes nesh është Argjent Gura, i Bërvenicës. Ai sot është edhe baba edhe nënë, me amanetin për ti rritur dy fëmijë të vegjël, sepse para do kohe i ndëroj jetë bashkëshortja.

Por ai e vazhdoi rrugëtimin, nuk e la përgjysëm. Nëpërmjet Argjentit, jepet simbolika e një kandidati që don ta mbrojë Bërvenicën, don ta mbrojë shqiptarinë atje. Por ai ka një simbolikë tjetër më të madhe për të gjithë ata të cilët thonë:

“S’është puna ime kjo. S’është politika punë me të cilën unë duhet të merem. Diku larg është interesi për të bërë dikush tjetër garrë, ose unë do të ruaj këtë pozicionin tim të mjerë të një vendi pune të cilën ma kërcënon përditë ai tjetri, shef apo drejtor qoftë”.
Argjenti është këtu për të folur zëshëm edhe për ata.

S’ishte e rradhës që Argjenti të garrojë në këto zgjedhje, sepse ka dhimbje të cilën duhet duhet ta përballë, sepse ka fëmijë të cilët duhet ti rris. Por Argjenti e din që ato fëmijë duhet të kenë perspektivë, Argjenti e din që ato fëmijë presin ndryshim.

Prandaj të gjithë ju të cilët s’jeni përcaktuar, të gjithë ju që e llogaritni politikën një interes çasti dhe të momentit, merreni shembull njeriun i cili e mposht të gjithë dhimbjen e vetë dhe ka dalur bashkë me ju në garrë, që të përcjellë mesazhin e pastër të ndryshimit dhe të fitores me 17 Tetor!-ka shkruar kreu i ASH-së Ziadin Sela në faqen e tij zyrtare në facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Ledina e bën nxehtë, pozon me këmbë përpjetë nga vaska18 October 2021
Shkup, i mituri gjen të vdekur me lëndime në kokë gjyshen e tij 7 July 2020
Rast i rrallë në Kosovë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë28 August 2021