Nga Bota
28 September 2021
Akuzohet se vrau një mësuese në Londër, dalin detaje se kush është shqiptari dhe si ndodhi vrasja e saj

Një burrë është akuzuar për vrasjen e Sabina Nessa, mësueses së shkollës fillore e cila u gjet e vdekur në një park pranë shtëpisë së saj në jug të Londrës.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Koci Selamaj, 36 vjeç, u arrestua nga policia herët në mëngjes të dielën në Eastbourne, Sussex lindor, pak më shumë se një javë pasi u gjet trupi i mësueses 28-vjeçare.

Ai do të paraqitet në një gjykatë në Willesden të martën me akuzën e vrasjes.

Si ndodhi ngjarja?

Siç vë në pah The Guardian, besohet se Nessa është larguar nga shtëpia e saj në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës, rreth orës 20:30 të premten, 17 shtator.

Policia beson se ajo po shkonte drejt barit Depot në Pegler Square, Kidbrooke Village, për të takuar një mik, por ajo nuk mbërriti kurrë.

Oficerët u thirrën menjëherë pas orës 17:30 të 18 shtatorit pasi trupi i saj u zbulua pranë qendrës së komunitetit OneSpace në Cator Park, Kidbrooke Park Road, afër shtëpisë së saj.

Detektivët e vrasjeve të Policisë paraqitën një dosje provash të hënën për një vendim akuzues nga Shërbimi i Prokurorisë.

Në një deklaratë, autoritetet kanë thënë se Selamaj jetonte në Terminus Road, Eastbourne, skena e aktivitetit të policisë ditët e fundit pas arrestimit.

Rasti ka nxitur debatin për sigurinë e grave dhe vajzave në rrugët e Britanisë.

Por kush është Koci Selamaj?

Ndërkohë shkruan The Sun, Koci Selamaj, i akuzuar për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Ness kishte punuar si shofer dërgese për Domino’s Pizza nga maji, por firma konfirmoi se ai u largua nga aty në korrik.

Sabina u vra ndërsa po kalonte nëpër Cator Park për të takuar një shok për takimin e parë të premten, 17 shtator, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë publikuar ende nga policia thuhet se sulmuesi i Sabinas e goditi atë me një objekt mbi kokë para se ta mbante mbi supe drejt parkut ku u gjet trupi i saj.

Vendasit thanë se kishin parë një burrë “të ndyrë” në zonën ku u gjet, i cili përputhej me burrin në kamerat e sigurisë të lëshuara nga policia.

Trupi i Sabinës u gjet nga një burrë që po shëtiste qenin e tij të nesërmen në mbrëmje, e mbuluar me gjethe pranë qendrës së komunitetit OpenSpace në Cator Park.

Ajo u gjet vetëm 200 metra larg shtëpisë ku kishte jetuar që nga qershori.

Po sipas The Sun, Selamaj është me origjinë nga Shqipëria.

Ai kishte jetuar me të dashurën e tij rumune në Eastbourne, East Sussex me të cilën thuhet se janë ndarë rreth gushtit të vitit 2021.



Të ndryshme
Më shumë
U sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, Loredana Zefi publikon një imazh në bikini dhe bën një sqarim21 June 2021
Edi Rama duke folur serbisht, bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi (VIDEO)26 August 2020
“Dëgjova hapa nëpër shkallë”, flet fqinja e 20-vjeçares që u vra nga burri i saj22 June 2021