Nga Vendi
29 September 2021
Bekim Sali: Nuk ka më të mirë se kandidatja e VMRO-së për Shkupin Danella Arsovska

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni Aleanca, Alternativa dhe VMRO-DPMNE, Bekim Sali në një intervistë për portalin republika.mk ka thurur elozhe për kandidaten e VMRO-DPMNE-së për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska duke thënë se ajo është më e mira për Shkupin, shkruan opinionshqip.live

Sali ka thënë se partia e Afrim Gashit dhe ajo e Ziadin Selës do të mbështesin Danella Arsovskën dhe që bashkë do të bëjnë fushatë në terren.

“Kam pasur rastin ta takoj dhe ajo është e madhe në karakter, ajo e do Shkupin, ajo është shumë e sinqertë dhe profesionale. Unë mendoj se ne do të jemi një ekip i madh për të bërë një karrige të re dhe një Shkup të ri”, ka deklaruar Sali.



Të ndryshme
Më shumë
Covid-19, Shahini: Kanë marrë shërbim psiko-social deri 2000 nxënës28 May 2020
Shkup, i mituri gjen të vdekur me lëndime në kokë gjyshen e tij 7 July 2020
Arta Nitaj pozon e zhveshur në ara 9 July 2021