Nga Vendi
30 September 2021
Bejta: Programi për Gostivarin që duam, bazë reale për transformimin e qytetit

Në një atmosferë të bukur dhe mbreslënëse dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Iniciativa qytetare Gostivari që dua, të mërkurën në mbrëmje prezantuan kandidatët për Këshilltarë komunal dhe kandidatin për Kryetar komune, z. Nevzat Bejta.

“Programi jonë bazohet në 5 shtylla kryesore, edhe atë: Zhvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, Arësim me cilësi të lartë, Zhvillim ekonomik lokal, Kulturë, Rini, Sport dhe Rekreacion , Mbrojtje, mirëqenie sociale, Sektori Civil dhe Barazi Gjinore”, tha në fillim të konventës promovuese Kryetarja e Forumit të Gruas në BDI-në Gostivarit, Gentiana Bekteshi. Në cilësinë e moderatores, zonja Bekteshi vuri në dukje që agjenda e blertë, agjenda dixhitale, agjenda e derës së hapur, agjenda e përfshirjes së qytetarëve dhe agjenda zero që u prezantuan nga lideri ynë Ali Ahmeti, do të jenë zotim për ne përpara qytetarëve të Gostivarit.

Në vijim të koncentës, u prezantuan shtyllar kryesore të programit për Gostivarin që duam. Për shtyllën programore mbiz zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, foli kandidati nga Forina Aziz Dauti.

Mjeku nga Forina e Gostivarit si kandidat për këshilltar komunal në listën e BDI i propozuar nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, në konventën promovuese prezantoi shtyllëm programore mbiz zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale.

Ai tha që zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, paraqet një nga pesë shtyllat kryesore të Programit Zgjedhor. Kur flasim për zhvillimin urban, nfrastrukturën dhe rritjin e cilësisë në shërbimet komunale, duhet të potencojmë që pjesë e inkorporuar e programit është edhe agjenda e blertë si një nga pesë përbetimet e BDI.

Gjatë konventës u shpalos shtylla programore dedikuar rinisë dhe kulturës. Prezantimi u bë nga rinistri i Gostivarit, Bedri Osmani i cili është kandidat për këshilltar komunal, i cili potencoi që kultura jonë na bën krenarë ashtu siç na bëjn krenar edhe rinistët e Gostivarit.

“Gostivari i i viteve 2021 – 2025 do të ndërtohet mbi këto baza dhe do t’i japë edhe më shumë prioritet jetës kulturore, rinis, sportit dhe rekreimit. Ne besojmë se ndërveprimi kulturor dhe shoqëror mes bashkësive të ndryshme etnike dhe religjioze që jetojnë dhe bashkëveprojnë në qytet, si dhe shfrytëzimi i artit si urë që lidh, bashkon, forcon identitetin dhe imazhin e qytetit tonë. Nxitja dhe përkrahja e krijimtarisë artistike dhe jetës kulturore në qytetin tone do të bëhet përmes shpërndarjes së mjeteve në bazë të aktvendimit për shpërndarjen e mjeteve për veprimtari kulturore, ku do të hapet Konkurs vjetor për përkrahjen e manifestimeve dhe aktiviteteve të OJQ-ve dhe artistëve”, tha Osmani.

Një nga pesë shtyllat kryesore të Programit për Gostivarin që duam është mbrojtja sociale dhe barazia gjinore.

Në kontentën promovuese të kandidatëve për këshilltarë komunal dhe kandidatit për kryetar komune të BDI dhe Iniciativë qytetare “Gostivari që dua”, kandidatja për këshilltare komunale, zonj. Sebajete Zenku foli për avancimin e bashkëpunimit me Sektorin Joqeveritar.

“Për këtë qëllim hapi i parë që duhet të ndërrmaret është: Përgatitja e një plani strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe planet e veprimit në komunën e Gostivarit për periudhën 2021-2025, në të do të ketë një qasje serioze për përkrahjen e grave sipermarrëse edhe atë përmes përgatitjes së planit të veprimit për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrjeve të krijuara nga gratë, numri i grave dhe vajzave është simbolik në pozitat vendimmarrëse, do të punojmë me përkushtim në ndryshimin e kesaj situate, duke avansuar gratë sipas sistemit të meritokracisë në pozitat e merituara, – Në bashlëpunim me të gjitha palet e involvuara do të përgatisim plane veprimi për luftimet e stereotipeve gjinore si dhe eliminimin dhe neutralizimin e dhunës gjinore dhe hapja e Qendrës për mbrojtje të grave dhe femëjëve viktima të dhunës në familje”, tha Zenku.

Gjatë krijimit të buxhetit në komunë, shtoi Zenku, buxhetimi gjinor nuk është marrë para syshë, pos që është përmendur në raste kur donatorë e huaj kanë kërkuar diçka të tillë.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike14 August 2020
Zaev: Përdorimi i emrit Maqedonia e V. është antikushtetuese 2 September 2021
“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” – parulla kundër Edi Ramës në Kosovë 5 August 2021