Nga Bota
30 September 2021
50-vjeçari merr pjesë në operacionin në Turqi ku po kërkohej vetë ai

Një burrë 50-vjeçar nga Turqia, i quajtur Bayhan Mutlu, u raportua i zhdukur disa ditë më parë nga lagjja rurale e vendit Cayyaka. Zona është pranë qytetit Inegol në Provincën Bursa të Turqisë.

Ditën kur ndodhi ky incident qesharak, Bayhan dhe miqtë e tij pinë alkool së bashku. Pas kësaj, 50-vjeçari nuk u kthye në lagje, ai ishte futur diku në pyll.

Mutlu ka befasuar autoritetet, kur në operacionin për kërkimin e tij u paraqit vetë ai, për të ndihmuar. Ai ishte i dehur.

Ekipet e shpëtimit kishin nisur kërkimin në zonën ku ishte parë së fundi dhe mori një befasi të këndshme kur thirrën emrin e personit.Në momentin e thirrjes u paraqit një njeri para dhe pyeti: “Kë po e kërkojmë? Unë jam këtu”. Ishte vetë Mutlu.



Të ndryshme
Më shumë
Bebe Rexha provokuese me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin16 June 2021
Krijohet aplikacioni që parashikon se sa gjatë do të jetoni22 June 2021
Edhe sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës15 September 2021