Nga Vendi
1 October 2021
Ali Ahmeti: Jetë më e mirë me Agjendën e blertë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore sonte nga Buteli e vazhdoi në Shuto Orizare, ku qytetarëve të pranishëm ju është drejtuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan
Grubi si dhe funksionar të tjerë të lartë. Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në komunën e Shuto Orizares, Imrane Ramadani theksoi se sot kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar realizimin e projekteve.

“Ne si degë në të kaluarën kemi bërë shumë projekte por gjithçka nuk
varej nga aftësia dhe vullneti jonë për të realizuar, por tani është
ndryshe sepse ne do të jemi hisetar në komunë ashtu siç janë të gjithë
komunitetet tjera. Ne do të jemi në shërbimin tuaj në mënyrën më të mirë
të mundëshme duke ju shërbyer pa rezervë prandaj sot, kërkojmë
mbështetjen dhe besimin tuaj duke na votuar më 17 Tetor për vazhdimin e
projekteve bashkë”, ka theksuar Imrane Ramadani.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi para të pranishmëve ka theksuar se
projekti më i madh nga komunat jashtë qytetit të Shkupit po bëhet
pikërisht në komunën e Shuto Orizares.

“Në dokumentin e arritur si marrëveshje në këtë komunë, ishte paraparë
gjithçka që do të punohet brenda katër viteve, asnjë shkronjë në atë
dokument nuk kishte të bëj në interes të dikujt përveç se të qytetarëve,
nuk ka vend që nuk po ndërtohet në Shuto Orizare. Projektin më të madh
prej komunave tjera jashtë komunave të Shkupit është pikërisht në këtë
komunë dhe jam shumë i entuziazmuar që bashkë do të rrethojmë numrin 3
për Listën e këshilltarëve dhe uroj për guximin bartësen e listës duke i
dhënë të gjithë ju mbështetjen. Të bëjmë një fushatë dinjitoze siç na ka
hije, jemi fitimtarë, jemi njerëz që mbajmë fjalën dhe bëjmë punën, të
shtrojmë dorën e të kërkojmë votën me programin që kemi dhe për këtë ju
lutem shumë”, ka theksuar Zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Kryetari Ahmeti në fjalimin e tij ka thënë se dëshiron një fushatë
dinjitoze dhe të drejtë.
“Jemi këtu për të demonstruar përkrahjen që japim për listën e
këshilltarëve, japim përkrahje të fortë të gjithë projekteve për të
cilat ka nevojë komuna juaj që ju edhe jetoni. Në këtë rrugë të drejtë
ju jeni kategori kushtetuese dhe të trajtuar si gjithë të tjerët, pse
unë kërkova që ju të jeni të trajtuar njejtë sepse kombi ka qenë i
pushtuar, kombi im ka qenë i keqtrajtuar, kombit tim i ka munguar liria
dhe unë i takoj këtij kombi që hakun tua jap të gjithë atyre që jetojnë
bashkë në këtë qiell, uroj që marrëveshja e bërë të respektohet sepse
është e dobishme për të gjithë. I uroj sukses listës së këshilltarëve që
me dinjitet të mbrojnë dhe të ngrisin emrat që japin zgjidhje për
kërkesat e qytetarëve. Uroj të ketë një fushatë të denjë dhe të drejtë”,
ka theksuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19
kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Gjatë
ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe
vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe
këshilltarë komunale.

Ndryshe, BDI fushatën nesër do ta vazhdojë në komunën e Haraçinës, ku do
të prezantojë Platformën për këtë komunë, kandidatin për kryetar dhe
listën për këshilltar.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Marrëveshja Kornizë është një avantazh, jo një pengesë për zhvillimin dhe prosperitetin tonë13 August 2021
Ola dhe Murati nuk janë bashkë! Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes 9 July 2021
Vendi i përgatitur për skenarin më të keq me Covid-19, pritet vendimi për kopshtet dhe shkollat” 7 August 2020