Nga Vendi
8 October 2021
Bexheti për politizimin në shkollat e Tetovës: Problemi është më i thellë, edukimi nuk është si duhet

Sadi Bexheti, kandidati i PDSH-së, për kryetar të Tetovës, ka thënë se shkollat në këtë komunë janë lënë pas dore, derisa ka cekur se problemi është shumë i thellë aty.

Bexheti, këto deklarata i bëri në “Rruga Drejt”, derisa dha një zgjidhje për zhbërjen e kësaj dukurie, kur ai të vijë në krye të kësaj komune.

“Shkollat janë lënë pas dore, derisa problemi është shumë i thellë, pasi që, edukimi nuk është si duhet. Shkollat kanë politizim në përgjithësi sigurisht sepse partitë që janë në pushtet gjithmonë mundohen t’i vendosin drejtorat t’i realizojnë qëllimet e veta. Në të ardhmen, si kryetar komune, përzgjedhjen e drejtorave do ia lë në dorë Këshillit të Shkollave, ata t’i zgjedhin ata dhe t’i vendosin njerëzit që punojnë”, tha Bexheti.

Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ja kur mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni20 September 2020
Qeveria shqyrton sot vendim për taksën ekologjike22 June 2021
Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta29 July 2021