Nga Vendi
8 October 2021
Ali Ahmeti: Prej njerëzve të BDI-së përfiton komuniteti

Me tubimin në Komunën e Zhelinës, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Izairi, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Sheval Sulejmani, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Zhelinë.

Banorëve të Zhelinës iu drejtuan kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Izairi dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar, Sheval Sulejmani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Fatmir Izairit duke e vlerësuar lartë punën e tij tashmë të dëshmuar në kohë kur ishte në krye të kësaj komune duke thënë se është njëri nga kryetarët që ka realizuar më së shumti projekte në Zhelinë.

“Të punojmë të gjithë, të gjithë ne kemi familje, kemi farefis, t’i vendojmë në shërbim të komunës. Jo që ne kemi inate. S’kemi inate me partitë tjera, por ama jemi të paarritshëm me kuadro me kualifikime është Bashkimi Demokratik për Integrim. Ka njerëz të cilët dinë të drejtojnë, dinë të menaxhojnë dhe nga këto njerëz përfiton komuniteti, nga njerëzit e paaftë humbën komuniteti. Me këtë listë në krye me Shevalin që e kemi vënë, janë djem e vajza që do të jenë ndihmesë e madhe e Fatmirit në sjellje të vendimeve të rëndësishme e projekteve për komunën. Pas Marrëveshjes së Ohrit, agjendë më të rëndësishme dhe më me prioritet e kemi agjendën e gjelbër sepse kjo është jeta, sepse kjo siguron ardhmërinë, siguron begatinë”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
BE sot pritet të vendos kufizime për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën30 August 2021
“Ama sot ti nuk je…”, a e ka me Borën apo Beatrixin Donaldi?18 March 2022
Tri vjet pa Adem Demaçi26 July 2021