Nga Vendi
8 October 2021
Bekteshi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakoheshme parlamentare

Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin 24 Analiza theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe thotë se do të fitojnë më shumë me zgjedhjet lokale.

– Ne do të marrim më shumë, dhe njëra prej tyre do të jetë komuna e Gostivarit. Ne nuk e menaxhojmë atë komunë, Vrapçishtin, Zhelinën dhe Bogovinën, tha Bekteshi.

Bekteshi është ministër i Ekonomisë në Qeverinë Zaev 2, që udhëheq vendin nga viti 2017, me dy qeveri të ndryshme. Zgjedhjet e kaluara kuvendare ka pasur në vitin 2020. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sela dhe Gashi sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë 2 July 2020
Trafiku rrugor vijon me intensitet mesatar, në Qafëthanë pritet deri në 30 minuta 4 September 2020
Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës11 July 2020