Nga Vendi
9 October 2021
Moti i ftohtë dhe i shoqëruar me reshje shiu

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, i ftohtë dhe me reshje shiu, njofton Drejtoria e Punëve Hidrometerologjike.

Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim verior, ndërkaq temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, kurse maksimalja do të arrijë në 9 deri në 13 gradë Celsius.

 

Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, i shoqëruar me erë të dobët në drejtimin verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, kurse maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të na presë edhe ditëve në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave 9 September 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut29 July 2021
Vdes muzicienti i njohur Shefqet Hoxha, babai i Eliza Hoxhës19 August 2021