Nga Vendi
11 October 2021
Jeton Shaqiri: Vetëm 4 orë punë të premten për administratën publike është e pasqyruar edhe në BE

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri thotë se administrata publike meriton që të premten të punojë katër orë duke thënë se kjo ide është e pasqyruar edhe në Bashkimin Evropian, njofton Info7

Ministri Shaqiri në emisionin “25 minuta” në TV24 në pyetjen nëse administrata në vendet e BE-së është joefikase, e korruptuar dhe e partizuar tha “Mendoj se edhe ju do të pajtoheni se tregues për rezultatet e punës nuk janë orët e punës”.

Në pyetjen pse administrata shtetërore duhet të jetë e privilegjuar, Shaqiri tha se sipas analizave të vendeve evropiane, një situatë e tillë është normale.

“Ky propozim ligj është vendosur në ENER. Komentet e qytetarëve do të vërtetojnë se cili është mendimi rreth kësaj situate që ne e arsyetojmë”, tha ministri Shaqiri./TetovaExpres



Të ndryshme
Më shumë
Albon Xhemaili: E gjetëm komunën me dy milionë euro borxh, tani ka zero 8 October 2021
Beatrix nuk e lëshon mikrofonin as në shtrat18 March 2022
Xhaferi uron Ilindenin: Maqedonia e Veriut sado e vogël me territor, ka rëndësi të madhe gjeostrategjike 2 August 2021