Nga Vendi
10 July 2020
Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi zhvilloi takime në fshatrat e Tetovës (FOTO)

Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën” rrugëtimin e tij vazhdoi me vizitë në komunën e Tearcës dhe më tej duke vazhduar edhe në Poroj, Çellopek, Zherovjan, Kamjan, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe.

Ziberi, bashkëbisedoi me qytetarët e këtyre vendeve lidhur me sfidat me të cilat ata ballafaqohen, njëherit ata haptas shpalosën sugjerimet, propozimet dhe idetë e tyre që kanë për të ardhmen e këtij rajoni, ku gjithashtu patën edhe rastin të marrin përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre.

Ziberi me bashkëbiseduesit e tij foli edhe për zotimet e tij për 100 ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e madhe të këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë. Ziberi nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, këtë javë filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator29 September 2021
Zyrtare: Feronikeli transferon mesfushorin malazez29 July 2020
Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa bashkëpunime 5 August 2020