Nga Vendi
14 October 2021
Bislimovski thotë se do të ketë shtrenjtim të rrymës, ja për sa përqind

Autoritetet dhe Rregullatori nuk pajtohen me pretendimet e ekspertëve, se nga janari çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, parashikimet e ekspertëve të energjetikës, i cilëson si përhapje të panikut të transmetuar nga mediat.

Ai pretendon se nuk do të ketë goditje çmimi, dhe se pas janarit energjia elektrike nuk do të rritet në mënyrë dramatike.

“Tani ka shumë gjuetarë në errësirë ??që spekulojnë. Një nga spekulimet që kam lexuar është se çmimi për amvisëritë do të rritet për 50 për qind. Do ju kisha lutur si publik, do e kisha lutur opinionin e gjerë që të përmbahen nga spekulimet më vulgare, pa asnjë analizë, por sa të thuhet le të thuhet”, deklaroi Marko Bislimovski.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se është ende herët në Qeveri për të diskutuar çdo masë për të ndihmuar qytetarët në krizën aktuale energjetike. Bekteshi garanton se shteti do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar rritjen e faturave të energjisë elektrike të qytetarëve.

Që nga fillimi i krizës, ekspertë nga fusha e energjetikës paralajmërojnë se Qeveria me kohë duhet të përgatitë masa me të cilat do u ndihmohet qytetarëve dhe kompanive. Të gjithë ekspertët që kontaktoi Alsat M, sugjerojnë se gjendja reale është se nga janari do ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.

Kompanitë tashmë kanë marrë nga një faturë më të shtrenjtë për rrymë edhe atë me rreth 50%, ndërsa fatura më të shtrenjta do paguajnë edhe në muajt në vijim. Çmimi i rrymës në Evropë rritet për shkak të kërkesës në rritje si pasojë e mungesës së gazit natyror.



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi prek një imam në Kërçovë, mbyllen 8 xhami30 June 2020
Nga Beogradi në Tiranë: Çka i tha Merkel Vuçiqit për Kosovën?14 September 2021
Facebook prezanton klonin e TikTok-ut 8 August 2020