Kuriozitete
15 October 2021
Pse duhet ta përdorni ajrin e kondicionuar në veturë edhe gjatë dimrit?

Përveç ftohjes, një nga përfitimet e ajrit të kondicionuar është pastrimi i shpejtë i dritareve.

Sidoqoftë, është e mençur të përdorni kondicionerin herë pas here edhe gjatë motit më të ftohtë.

Kjo sigurisht që do të zgjasë jetën e sistemit, por gjithashtu do të parandalojë formimin e mykut në sipërfaqe.

Gjegjësisht, duke aktivizuar periodikisht kondicionerin, siguroheni që kompresori të lubrifikohet mirë, ashtu si të gjithë elementët e tjerë të vulosjes.

Kini kujdes dhe fikni funksionin e ftohjes disa minuta para përfundimit të vozitjes me ventilim të ndezur. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e formimit të kërpudhave. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Momenti kur veterinerja shpëton vajzën 2-vjeçare nga sulmi i qenit24 June 2021
Shkup, vajza kalon gardhin dhe tmerron kafshët në Kopshtin Zoologjik 28 October 2021
Florin Besimi dorëhiqet nga mandati i deputetit, kjo është arsyeja23 August 2020