Nga Vendi
18 October 2021
Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, do të fitojmë bindshëm në raundin e dytë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në daljen e parë të tij para mediave pas zgjedhjeve, është pyetur nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare nëse humbet zgjedhjet lokale. Ai tha se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh.

“Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se OBRM-PDUKM-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje”, tha Zaev.

Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

Ai potencoi se është i bindur se në rrethin e dytë çdo gjë do të ndryshojë në favor të tyre, sepse, sipas tij, ata udhëheqin në të gjitha këto komuna që shkojnë në balotazh. Po ashtu ai tha se është i bindur se edhe në qytet e tjera të mëdha si Kumanova, ku LSDM ka fituar gjithmonë.



Të ndryshme
Më shumë
Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni, do të ketë dy provime eksterne dhe një intern18 February 2021
Angela Merkel arrin në Tiranë, takon Ramën dhe Kurtin14 September 2021
Sektori i biznesit reagon kundër shtrenjtimit të karburanteve 16 June 2021