Nga Vendi
18 October 2021
Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u shpreh i pakënaqur nga rezultati i PDSH-së në këto zgjedhje, megjithatë tha se mbetet i kënaqur nga shpërfytyrimi i Ziadin Selës.

“Jam shumë i kënaqur nga shpërfytyrimi i Ziadin Selës. Kështu përfundojnë të gjithë tradhtarët si Ziadin Sela. Ka pasur më parë si Rufiu, Imer Selmani e Hisni Shaqiri, jam shumë i gëzuar”, tha Thaçi.

Ai shtoi se kanë arritur ta ruajnë votën në Tetovë dhe se këto zgjedhje kanë qenë të vështira për PDSH-në.

“Nuk pranuam të bëjmë koalicion me askënd i cili nuk është i gatshëm ta marrë parasysh programin tonë, megjithatë ky është rezultati kapital”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu u shpreh se do të ndodhë ringjallja e PDSH-së./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Nuk iki nga përgjegjësia, por sistemi shëndetësor është kompleks dhe duhet të menaxhohet17 September 2021
Kush është Ebrahim Raisi, “vrasësi” që mund të bëhet president i ri i Iranit16 June 2021
Mbledhje e Komisionit për Politikë të Jashtme16 June 2021