ShowBiz
18 October 2021
Këngëtarët që votuan në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme qytetarët e Kosovës kanë votuar në qendrat e tyre të votimit, për të zgjedhur kryetarin që duan t’i udhëheq për katër vitet e ardhshme.

Edhe figurat e njohura të ekranit, veçanërisht ato nga estrada, kanë votuar gjatë së dielës, derisa kanë publikuar edhe pamje gjatë këtij momenti të rëndësishëm.

Mozzik ishte artisti i cili qysh në orët e para të mëngjesit e shfrytëzoi të drejtën për të votuar, derisa u bëri thirrje edhe qytetarëve tjerë që të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Një emër tjetër që shfrytëzoi të drejtën e votës ishte edhe Fjolla Morina e cila ka pak javë që është liruar nga burgu.

Madje, këngëtarja u shpreh se nuk i dihet nëse më vonë do kandidojë edhe ajo për kryetare të Prishtinës.

Afrim Muçiqi gjithashtu u pa me bashkëshorten e tij në qendrën e votimit te Fakulteti Teknik në Prishtinë.

I njëjti u shpreh se pret të bëhet më mirë, pasi deri tani nuk kemi parë ndonjë ndryshim në Kosovë, shkruan reporteri.

Çift tjetër nga estrada ishin edhe Naim Abazi dhe Mihrije Braha të cilët votuan në shkollën fillore “Dardania”.

“Qyetatri nuk është i pavëmendshem, kështu e kanë kuptuar që duhet realizuar ajo që premtojnë. Për gjithë Kosovën ka ardhur një moment i imirë, sepse janë vetëdijësu edhe politikanët edhe qytetarët”, tha Braha.

Madje, me shaka këngëtarja u shpreh se nga këtu do të niset për në Mitrovicën e Veriut për të parë si është situata atje.

Edona Lllalloshi gjithashtu kreu obligimin e saj qytetar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

“Vota ime për Prishtinën tonë, për një të ardhme më të mirë”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram.



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi: Nisma për krijimin e Komisionit hetimor për tragjedinë në Tetovë është e parakohshme28 September 2021
Mbi 462.000 qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni13 August 2021
Në Maqedoni janë rivaksinuar 45 përqind e popullatës së rritur15 October 2021