Nga Vendi
18 October 2021
BDI mori 105 mijë vota në zgjedhjet e së dielës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet lokale të së dielës sërish ka arritur të shënojë fitore në kampin politik shqiptar.

Sipas përllogaritjeve të para, nga kjo parti thonë se deri tani kanë arritur të grumbullojnë 105 mijë vota (ne listat e keshilltareve), duke e lënë kështu shumë pas opozitën shqiptare ASH-AAA, e cila sipas përllogaritjeve të para nuk kalon mbi 65 mijë vota.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar së në këto zgjedhje BDI ka rritur për 20 mijë numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017.

Edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në daljen e tij të parë para mediave, tha se partia të cilën e drejton ai, ka rritje të votave në këto zgjedhje. Ai shpalli fitore te BDI-së në tre komuna që në rrethin e parë, në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë.

“Në veçanti dua të falënderoj simpatizantët e BD)së për fitoren e radhës pas asaj të zgjedhjeve parlamentare duke treguar edhe një sukses të radhës duke e rritur volumin e votave të partisë që ata i takojnë”, tha Ahmeti.

“Bashkimi Demokratik për Integrim Likovë me rezultat shumë thellë, ka fituar në komunën e Sarajit, ka fituar në komunën e Pllasnicës, BDI udhëheqë dukshëm në komunën e Tetovës, udhëheq dukshëm në komunën e Çairit, udhëheq dukshëm në komunën e Kërçovës, udhëheq dukshëm në komunën e Strugës, udhëheq dukshëm në komunën e Zhelinës, udhëheq dukshëm në komunën e Tearcës, udhëheq dukshëm në komunën e Bogovinës, udhëheq dukshëm në komunën e Haraçinës, udhëheq dukshëm në komunën e Dollnenit, në Dibër do të jemi në rreth të dytë, në Gostivar kemi rritur votat 100% në këtë rreth zgjedhor. Akoma rezultate nuk kemi. Në Çashkë gjithashtu jemi në rreth të dytë dhe në Vrapçisht jemi në rreth të dytë”, tha Ahmeti në konferencën e parë për media pas mbylljes së votimeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor.



Të ndryshme
Më shumë
“Politico”: Është arritur kompromis në BE për kërkesat e Bullgarisë!29 October 2020
Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve21 September 2020
Teuta Arifi: Në kohë pandemie, siguruam transport publik për qytetarët29 September 2021