Nga Vendi
19 October 2021
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje me Kryetarët e Këshillave Vendore, ka diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe përgatitjet për rrethin e dytë që do të mbahet me 31 tetor.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe korrdinatori i njësisë së gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi, i cili faleminderoj strukturën e BDI për angazhimin në zgjedhjet e 17 teotorit, ku BDI shënoi rritje të jashtëzakonshme të votave.

Kandidati për Kryetar komune, Nevzat Bejta fillimishts faleminderoj aktivin e partisë për angazhim maksimal në zgjedhjet e rrethit të parë duke faleminderuar mbi 13 mijë qytetarët e Gostivarit që ia besuan votën për të drejtuar me komunën e Gostivarit.

Në fjalimin e tij, Kryetari i degës, Bashkim Hasani ka folur me rritjen e BDI në zgjedhjet lokale me mbi 1500 vota, për dallim nga zgjedhjet e vitit të kaluar, duke theksuar që rezultati për Këshillin komunal ka rikthyer fuqishëm BDI në skenën politike në Gostivar.

“Faleminderit për 13.190 qytetarët që votuan Nevza Bejtën. Faleminderit për 8.296 qytetarë që votuan BDI për Këshillin komunal. Për BDI kjo domethën një rritje prej gati 1,500 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 përderisa oponenti politik ka shënuar ulje për 2.000 vota edhe pse një koalicion mes dy partive politike. Si subjekt politik pa koalicione, BDI doli partia e parë në këto zgjedhje në Gostivar. Kjo është një shenjë shumë e qartë se qytetarët e Gostivarit duan ndryshim”, tha Hasani, duke shprehur binden që në zgjedhjet e 31 tetorit do të shënohet fitorja historike për një Gostivar të blertë dhe modern.

Në mbledhje u diskutuat hapat e mëtejme për fitoren e 31 tetorit dhe u përmend bashkëpunimi edhe me subjketet të tjera politike që do të garantonte një fitore bindëse në rrethin e dytë zgjedhorë.



Të ndryshme
Më shumë
Reshjet e shiut bllokojnë Liqenin e Komanit nga mbeturinat18 October 2020
E pa pak orë para se të vdiste, gazetari Resul Sinani zbulon bisedën e fundit me Burbuqe Berishën27 October 2021
‘Patriotë leshi’, opinionisti shqiptar thotë se VIP-at shqiptarë kopjojnë Cecën dhe Karleusën 9 August 2021