ShowBiz
19 October 2021
“Duhet të dilja pak nga vetja, që të qëndroja më gjatë”, Elhaid Cufi flet pas largimit nga BigBrother VIP

Publiku vendosi që të premten e kaluar ta largoj nga “Big Brother VIP Albania”, Elhaid Cufin.

Cufi disa ditë pas largimit nga ky ‘reality show’ ka thënë ndoshta do të duhej të dilte pak nga vetja në mënyrë që të qëndronte në atë shtëpi.

“Ndoshta nuk qëndrova mjaftueshëm që të jepja ma shumë nga vetja. Ose mbase “duhet të dilja pak nga vetja, që të qëndroja ma gjatë” por nuk dal dot?”, ka shkruar Cufi.

Ai megjithatë ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

Postimi i plotë i Cufit:

Falenderoj nga zemra @bigbrotheralb_vip qe me bani pjese e nji programi te tille.
Dhe pse isha i pari qe dola me deshiren e publikut, ju falenderoj gjithsecilin nga ju per qindra mesazhe te mira, e per votat qe me keni dergu. Ndoshta nuk qendrova mjaftushem qe te jepja ma shume nga vetja. Ose mbase “duhet te dilja pak nga vetja, qe te qendroja ma gjate” por nuk dal dot.

Nji perballje e tille me kamerat per mu nuk ishte e lehte, por une ne menyren teme e kam shiju dhe transmetova nji pjese te perditshmeris teme. Ndjehem me fat per aq sa qendrova.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 175 mijë mërgimtarë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni30 March 2021
Të burgosurit në Maqedoni pa përkujdesje të nevojshme mjekësore 9 August 2021
Adelina rrënqethë me fjalët për Cimën për festën e Kurban Bajramit 21 July 2021