Nga Rajoni
19 October 2021
“Ma kanë vrarë djalin” – flet babai i Aldi Ramës

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës nëpërmjet një lidhje telefonike, ku ka folur për dyshimet e tij lidhur me deklaratat e djali i tij ishte vetëvrarë.

Aldi Rama është 21 vjeçari i cili raportohet të jetë autori i vrasjes së policit të krimeve të rënda Saimir Hoxha gjatë një kontrolli policior që ky i fundit po kryente në një zonë ku ishin zbuluar bimë narkotike kanabis.

Në prononcimin e tij për Fax News, babai i tij Rufan Rama thotë 21 vjeçari është dhunuar më parë nga policia dhe shton se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur. Sipas tij, ka qenë njëri prej policëve që mund të ketë vrarë djalin e tij.

Më tej, Rufan Rama shton se në makinë mund të ketë qenë një person i katërt i cili mund të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe kanë vendosur që ngjarjen t’ja faturojnë Aldi Ramës. Në deklaratën e tij, si gjithashtu përmend se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu.

Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?

A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë.

Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës.”, tha babai i Aldi Ramës.



Të ndryshme
Më shumë
“Të dua” dhe “Kosova është Shqipëri” – komentet e shqiptarëve në profilin e Bregoviqit13 August 2021
Bora Zemani tha se nuk ka bërë ndërhyrje27 September 2021
Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë26 November 2021