Nga Rajoni
19 October 2021
Dyshohet se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është rrahur në parkun e Gërmisë

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dyshohet se është sulmuar fizikisht në parkun e Gërmisë.

Në lidhje me këtë rast, Reporteri.net ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka konfirmuar se një person është rrahur në Gërmi.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.”

“Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, u shprehë ajo.

Reporteri.net ka tentuar të kontaktoj me Agim Ademin por ai nuk është përgjigjur. Ai sot e ka ditëlindjen e tij. /Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: KSI nuk rekomandon vendosjen e masave shtesë, thonë se prioritet është vaksinimi i popullsisë 5 July 2021
Dje janë vaksinuar gjithsej 17.623 persona në Maqedoni20 August 2021
Fjalët e Ramës nuk qetësojnë askënd/ Bllokohet Unaza e Vogël në të dyja krahët10 March 2022