Nga Vendi
20 October 2021
Sot fillon testimi i nxënësve për coronavirus në Maqedoni

Sot do të filloj testimi i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit. Gjatë ditës së sotme do të testohen 258 nxënës të shkollave të mesme, ndërkohë testimi do të vazhdoj edhe në qytetet tjera si në Krivogashtani, Berovë, Vevçani, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Konçe, Lozovë, Mogilla, Novaci, Pehçevo, Staro Nagoriçani dhe Qendër Zhupa.

Testimi i nxënësve do të kryhet në hapësirën e përcaktuar nga shkolla, ndërsa do të zgjas më pak se një minutë. Testimi është i sigurt, pa dhimbje, me marrjen e brisit në fyt dhe hundë.

“Qëllimi i shqyrtimit është zbulimi dhe ndoshta zbulimi i bartësve asimptomatikë të virusit Covid-19 në mesin e nxënësve. Të dhënat përkatëse do të japin një pamje të plotë të transmetimit të virusit në shkolla, në interes të fëmijëve”, thonë nga MSh.

Ministria apelon për mbështetje pa rezerva nga prindërit në dhënien e pëlqimit të nevojshëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Arbër Ademi: Të gjitha partitë politike ishin kundër heqjes së shpenzimeve rrugore14 September 2020
Kuvendi sot do të debaton për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së22 July 2021
Një 52-vjeçare nga Tetova u infektua me koronavirus tri herë22 September 2021